Higuain mori një pezullim prej dy javësh, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit. Shpërthimi i argjentinasit ndaj arbitrit të ndeshjes, duket se i kushtoi shtrenjtë, pasi do të humbasë ndeshjen e rëndësishme ndaj Lacios dhe më pas kundër Parmës.
Gjithsesi, lidhur me këtë fakt drejtuesit kuqezinj kanë menduar të mos qëndrojnë duarkryq. Milan ka duket se ka do të paraqesë menjëherë apelimin e saj kundër vendimit të dhënë nga federata italiane.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, drejtuesit kuqezinj do të kërkojnë që dënimi i “El pipitas” të shkurtohet të paktën në një ndeshje, kështu që argjentinasi mund të jetë gati në ndeshjen me Parmën.