Pesë blerje dhe një mal me para të shpenzuara, tani Reali ka tjetër hall

Merkatoja verore sapo ka nisur dhe sezoni i ri çelet në 1 korrik, por Reali i Madridit nuk merret me llafe, sepse ka kaluar direkt në “thela”.

Sot u prezantua Luka Joviç, sulmues mjaft i talentuar, blerë për 65 milionë euro nga Frankfurti, ndërsa në mbrëmje u zyrtarizua edhe mbrojtësi i majtë Ferland Mendi, i blerë për 48 milionë euro plus bonuse nga Lioni.


Prej kohësh është blerë sulmuesi brazilian Rodrigo për 54 milionë euro (40 Santos, 5 Rodrigo dhe 9 taksa), ndërsa Eder Militao është blerë 50 milionë euro nga Porto dhe Eden Hazard për 100 milionë (plus bonuse) nga Çelsi.

Në total, më shumë se 300 milionë të shpenzuara për këtë merkato, me formacionin që ndryshon toalisht, sepse përveç Rodrigos, gjithë të tjerët duken titullarë, por Reali tani ka një hall të madh: duhet të shesë urgjentisht.

Fair Play Financiar parashikon që Reali të mos e mbyllë merkaon me më shumë se 100 milionë euro minus, ndaj Geret Bejl, Lukas Vaskez, Marko Asensio, Isko, Mariano Diaz dhe Dani Sevajos janë në shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *