Përse nuk shkëlqen sulmi i Shqipërisë si mbrojtja? Nevil Dede: Po nuk luajnë te Roma, Juventusi apo Milani

Ndeshja e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Uellsit tregoi disa karakteristika për ekipin kuqezi. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja është një mur i pathyeshëm në mbrojtje, por lë për të dëshiruar në repartin e sulmit, teksa mungon një sulmues goli. Konfirmimi i Armando Brojës mund të ishte një vlerë e shtuar për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin”Skaner” në MCN TV, Nevil Dede deklaroi se të gjithë duhet të pranojmë që lojtarët e Shqipërisë janë të niveleve të ndryshme. Sipas tij në sulm nuk ka lojtarë që luajnë me ekipe të mëdha si Roma, Juventus apo Milan, prandaj nuk mund të presim më shumë.

“Presioni i rezultatit e fut stafin në një analizë më reale për ndeshjen. Jemi në një moment të tillë ku na intereson që të mos pësojmë as në miqësore. Uellsi na vuri në vështirësi në fund, por nuk mund të themi se Shqipëria nuk bëri mirë. Duhet të pranojmë limitet. Nuk i kemi në cilësi të barabarta lojtarët e reparteve të ndryshme.

Nuk mund të jemi në të dyja fazat të fortë, kur në jemi të fortë vetëm në një repart. Në mesfushë dhe sulm nuk kemi balancë. Për sulmin nuk kemi lojtarë te Roma, apo Juventusi, Milani dhe Napoli në dy repartet e tjera. Kemi disa lojtarë të rinj, por edhe ata duan kohën e tyre të rriten. Tifozët duhet ta shikojnë anën pozitive këtë, duhet të dimë limitet që kemi. Nëse shikojmë këtë grumbullim, më shumë kanë munguar në mesfushë dhe mbrojtje, jo në sulm. Unë mendoj që Reja nuk do e ndryshojë kurrë këtë mënyrë loje”, tha ndër të tjera Dede. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online