VIDEO/ Prodhimi vendas i Kosovës nuk e kalon klasën, djemtë e Shaland munden nga Guinea

Pas dy miqësoreve të zhvilluara kundër San Marinos dhe Maltës, Kosova po vazhdon me përgatitjet e saj dhe sot ka luajtur ndaj Guineas. Përpara nisjes së ndeshjes, dardanët ishin dukshëm favorit ndaj kundërshtarit më inferior. Megjithatë fusha e lojës ka ofruar tjetër panoramë. Në pjesën e parë kishte pak për t’u përmendur, por Guinea ishte më afër golit.

Me nisjen e së dytës Kosova u fut me tjetër intensitet në fushën e lojës. Kjo zgjati vetëm pak minuta teksa Guinea realizoi dy gola në gjashtë minuta me anë të Konyate dhe Kante. Ndërkohë Kosova ka ngushtuar shifrat vetëm në minutën e fundit me Arb Manaj. Në këtë ndeshje trajneri Shaland ka provuar prodhimin e futbollit vendas të Kosovës që mund të thuhet se nuk e ka kaluar klasën. /Sport Ekspres/

Pas dy miqësoreve të zhvilluara kundër San Marinos dhe Maltës, Kosova po vazhdon me përgatitjet e saj dhe këtë herë po luan ndaj Guineas. Përpara nisjes së ndeshjes, dardanët ishin dukshëm favorit ndaj kundërshtarit më inferior.

Por 45 minutat e para tregojnë panoramën tjetër. Vetëm një mundësi ekzistonte për Kosovën me Dakun dhe dy raste kishte në portën e Visar Bekajt, për të tentuar golin. Portieri i Tiranës i është përgjigjur me vigjilencë goditjes së ardhur në minutën e fundit teksa lojtarët e Gunieas tentuan të shënon me “volley”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online