Ferencvaroshi vendos për lojtarin më të mirë të vitit, nuk kishte asnjë dyshim të vetëm për Myrto Uzunin

Si në çdo fund të sezonit, Ferencvaroshi ka ngritur sondazhin për të shpallur lojtarin më të mirë të sezonit. Vlerësimi është bërë nga ana e tifozëve të klubit që mund të votonin për futbollistin e tyre të preferuar. Nuk kishte asnjë dyshim të vetëm dhe vendi i parë është “rrëmbyer” nga Myrto Uzuni.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në fitimin e kampionatit në Hungari dhe njëkohësisht arriti që të shënonte në shtëpinë e Juventusit në “Champions League”. Uzuni mori 30% të votave, rreth 6.000 të tilla, për të lënë në vendin e dytë Laidouni dhe Denes në vendin e tretë. Çmimi do të merret në ndeshjen e parë që do të zhvillojë Ferencvaroshi në shtëpi gjatë sezonit të ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online