Olimpiku i Marsejës pret Lacion sonte në “Stade Velodrome”, në kuadër së sfidës së grupeve të Europa League. Në fushë pritet një përballje e zjarrtë, ndërsa ajo mes tifozërive ka nisur më herët. Të dy klubet njihen për tifozëritë e tyre të dhunshme dhe ata janë përplasur mes tyre në qytetin francez.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje afër portit të vjetër të Marsejës. Në sherr janë përfshirë 80 lacialë dhe 80 marsejezë, ndërsa tre tifozë janë plagosur, dy italianë dhe një francez.
Sherri ka qenë i shkurtër, por shumë i dhunshëm. Siç citon “La Provence”, ultrasit e Lacios ishin të gjithë të veshur me të zeza dhe ishin të armatosur me shkopinj dhe thika”. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shuar sherrin e madh dhe shpërndarë tifozët.