Një fitore e vuajtur, e ardhur në fund, me përmbysje, nga ato që ndoshta vlejnë titullin. Juventusi ka fituar 3-2 sot në Milano ndaj Interit, në një ndeshje të çmendur, të denjë për kobhërat e arta, kur Interi e Juventusi luftonin kokë më kokë për çdo trofe.
Nuk ka më Ronaldo me shokë, por Interi luajti një ndeshje të madhe, me 10 lojtarë për thuajse gjithë takimin. Kartoni i kuq për Vesinon do të krijojë polemika, por ishte një vendim ndoshta i drejtë i arbitrit.
Juventusi shënoi i pari me Douglas Kostën dhe Interi u duk i dorëzuar, me një lojtar më pak.
Megjithatë, Juventusi aktual ka humbur çdo siguri dhe në minutën e 52-të Ikardi gjeti barazimin, ndërsa 13 minuta më vonë Barzali shënoi autogol.
Juve pa forcë mendore, mbi të gjitha, ose të paktën ashtu u duk, por kur në minutën e 87-të erdhi një autogol nga Shkriniar, gjithçka ndryshoi dhe dy minuta më vonë Higuain vendosi fatet e sfidës, duke shënuar me kokë pas një krosi nga një goditje dënimi.
Fitore e madhe, ndoshta Juve ka dhënë mesazhin e qartë se është kampion, por nuk ka mbaruar ende.