Moviola Inter-Juventus/ I kuqi “në kufi” për Vesinon, por i mungon edhe Pjaniçit

Ndeshja Inter-Juventus ka dhuruar shumë episode të dyshimta, si nga një anë, në tjetrën. Gjithçka nisi me të kuqin ndaj Vesinos, për ndërhyrje me taka në dëm të Manxhukiçit. Një ndeshje që përmbajti tetë të verdhë, por mungojnë edhe dy kartonë të kuq: Pjaniç rrezikoi shumë me të verdhën e dytë, por edhe Skriniar në fund, ndaj Higuainit. i drejtë anulimi i golit të Matuidisë. Barzalji, ndërhyrje në kufi të kartonit të kuq. Më poshtë, moviola sipas “Calciomercato”.

Pjesa e parë

5′ Kuadrado ndalon në kundërsulm Perisiçin në mesfushë: e verdhë e drejtë nga Orsato

14’ Goli i Dagllas Kostës është i rregullt, edhe pse arbitri ka nevojë për një konsultim te VAR-i. Te krosimi i Kuadrados, Matuidi nuk e prek topin, që përfundon te braziliani. Vendim i drejtë për të akorduar gol. Nëse francezi do ta prekje Kosta do të ishte në pozicion jashtë loje

18’ i kuq për Vesinon. Mesfushori mbështet takat mbi këmbën e Manxhukiçit. Orsato jep faull dhe të verdhë në fillim, por më pas, me ndihmën e VAR-it, i tregon të kuqin dhe kthen vendimin e parë. Ndërhyrje e keqe, por jo dashakeqe, sepse Vesino nuk e shtyn me forcë. i kuqi duket pak i ekzagjeruar, edhe pse kroati mori plagë të thellë.

https://www.youtube.com/watch?v=o_C3fJC95W0

21′ Karton i verdhë i Pjaniçit për protesta pas një faulli të Higuainit ndaj Rafinjës

28’ Ndërhyrje me vonesë e Pjaniçit ndaj Rafinjas. Lojtarët zikaltër kërkojnë të verdhën e dytë për boshnjakun, por Orsato nuk është i të njëjtit mendim. Mund të jepej e verdha e dytë

35′ Kontakt i dyshimtë mes Sandros dhe Kanselos pranë zonës së penalltisë së Juventusit: Orsato vijon, por mund të ishte faull në favor të Interit

39’ Tjetër kontakt i dyshimtë, këtë herë prekje me dorë e Kuadrados, por Orsato vazhdon lojën

45’ Ndërhyrje e rëndë e Barzaljit ndaj Ikardit. Faull dhe i verdhë. Vendim i drejtë i arbitrit. Nuk ishin ekstremet për të kuq

45’+5 Manxhukiç stopon me gjoks në penallti, Higuain dhe Skriniar nuk e prekin topin, që mbërrin te Matuidi, i cili me të djathtën gjen 2-0, por VAR ndërhyn dhe e anulon për pozicion të parregullt. E saktë

Pjesa e dytë

46′ Skriniar ndërhyn ndaj Matuidi në zonën e rreptësisë, duke e penguar me kofshë. Ndërhyrje në kufi të penalltisë. Orsado nuk e akordon

56′ Sandro i shkakton faull ndaj Kanselos në mesfushë. Orsato vërshëllen faull por pa i dhënë të verdhë, me të drejtë, pasi ishte vetëm një përplasje me shpatull.

52’ Skriniar zgjat topin dhe Manxhukiç i ndërhyn. Karton i verdhë pak i ekzagjeruar

58’ Ndërhyrje e Pjaniçit ndaj Rafinjës. Boshnjaku është me vonesë dhe i bën faull brazilianit. Ishte për kartonin e dytë të verdhë, ndaj të kuqin. Gabon Orsato, që nuk thërret konsultën me VAR-in. D’Ambrozio merr të verdhë për protesta.

77′ i verdhë për Aleks Sandron për faull ndaj Rafinjës, që u nis në kundërsulm. i drejtë vendimi i arbitrit

90’+2 Higuain përplaset nga Skriniar, i cili nuk interesohet për topin por vetëm të ndalë argjentinasin, që u nis drejt portës së Handanoviçit i vetëm. Orsato vazhdon lojën, por duhet të jepte faull dhe të kuq për sllovakun, si lojtari i fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online