Perla e Hasanit përbys Vllazninë në Shkodër dhe nxjerr Kastriotin nga zona e ftohtë, Partizani i bën dhuratën Tiranës dhe sheh Europën më pranë

Sot është përmbyllur java e 27 e “Abissnet Superiores“. Laçi mbetet në krizën e rezultateve, duke mos shfrytëzuar mundësinë për t’ju aftuar më tepër kreut të tabelës pas atij barazimi të Tiranës një dy dy ditë më parë. Partizani i ka bërë një dhuratë bardhebluve, duke mposhtur kurbinasit me rezultatin 2-1.

Goli i parë ka ardhur që në minutën e 10 të takimit, kur Bitri e dërgon topin me kokë në rrjetë. Laçi kundërpërgjigjet vetëm pak pasi nis pjesa e dytë e ndeshjes, me anë të Adelekes, që hyn nga stoli për të shpërblyer besimin e Josës me gol. Megjithatë, një penallti e akorduar në minutën e 58 ndryshon përsëri kursin e lojës. Skuka tregohet i saktë nga 11 metrat dhe i jep kështu fitoren skuadrës. Partizani shkon në kuotën e 38 pikëve dhe sheh gjithënjë e më afër Europën.

Ndërkohë befasia më e madhe ka ndodhur në Shkodër. Kastrioti ka përmbysur Vllazninë në minutat e fundit të ndeshjes. Kuqeblutë gjetën e avantazhin me anë të Aralicës vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, por në minutën e 80 Hasani shtyn topin në rrjetë dhe barazon rezultatin. Kur po luhej minuta e 87, ishte po përsëri Edon Hasani ai që me një perlë nga distanca e dërgon topin në trekëndësh dhe i jep Kastriotit 3 pikët e vyera që e nxjerrin nga zona e ftohtë e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online