“Më quani të çmendur por e besoja fitoren“, Çela mesazh për studiot televizive: Keni vënë lente rozë dhe na përçmoni

Kastrioti po gëzon një formë të jashtëzakonshme për momentin dhe këtë e dëshmoi edhe mbrëmjen e sotme. Krutanët përmbysën Vllazninë në Shkodër, duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Një fitore, të cilën trajneri Çela e ka besuar përpara këtij takimi. Kreu i pankinës së Kastriotit ka folur pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Goli“ në “Supersport“, ku ka përgëzuar lojtarët e tij, që i quan heronj.

“Sinqerisht që do të më quani të çmendur por e besoja fitoren. Kemi luajtur në pjesën e dytë 4-3-3, kemi bërë presing të gjithë para. Jam shumë i kënaqur me të gjithë çunat. I kam heronj, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në stërvitje. Kam një mesazh për të gjithë, sepse nuk i shoh farë emisionet në studio televizive. Kanë vendosur lente rozë, sepse flasim me përçmim me ne, merren gjatë gjithë kohës me arbitrat. Falë platformës suaj të gjithë kanë mundësi t’i shohin ndeshjet, nuk e kuptoj që në studio flasin për interesa të ngushta, pse nuk flasim për lojën tonë, sa agresivë jemi, si e fitojmë topin. Duhet të flasin për këta çuna që janë heronj për mua.

Më duhet të gëzojmë dhe të festojmë dhe që nga nesër të nisim punën me këmbën në tokë, Nuk e quaj absolutisht të mbyllur mbijetesën, pavarësisht se jemi shkëputur. Duhet të punojmë fort, të mos flasim për gjëra të ekzagjeruara. Sigurisht që ne duam të luajmë në Krujë në stadiumin tonë. Unë jam fytyra që përfaqësoj lojtarët, por të mos harrojmë që kemi në staf një përgatitës atletik shumë të zotin, një zëvendëstrajner dhe sigurisht është dhe puna e djemve. E pres të kem vazhdimësi. Sa për dijeni më shumë se 70% e lojtarëve janë nën kontratë. Nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët do të doja të vazhdoja edhe me Hasanin dhe Karakaçin“, ka deklaruat Emiliano Çela./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online