Armando Broja lë pas Gavin dhe futet në 15 më të mirët, lista e lojtarëve nën moshën 21-vjeçare me performancën më të lartë

Armando Broja është padyshim një fat i madh për Kombëtaren shqiptare. Vetëm 20 vjeç dhe emri i tij lakohet në gojën e mediave më prestigjoze europiane, si dhe të personave me peshë në botën e futbollit. Sulmuesi shqiptar ka bërë një sezon të mrekullueshëm në sezonin e tij debutues në Premier League, ku po ndihmon së tepërmi Southampton-in të arrijë objektivat e tij.

CIES ka publikuar sot një listë me 100 lojtarët e rinj, nën moshën 21-vjeçare, që kanë shfaqur performancën më të lartë për sezonin aktual. Në studim janë marrë 32 liga të ndryshme, ndërsa Armando Broja e gjen veten të 13-in në listë, duke lënë pas edhe një talent si Gavi. Cilësia e tij është ajo e shënjestruesi i portës. Ai që udhëheq listën është Saka i Arsenalit, kurse podiumi plotësohet nga Greenwood dhe Wimmer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online