Emërimi i Santiago Solarit në krye të Real Madrid, ka larguar krizën te Real Madrid. Që prej ardhjes së argjentinasit në krye stolit madrilen, skuadra ka regjistruar pesë fitore dhe një humbje. Por, pavarësisht se ekipi është rikthyer, te skuadra kampionë në fuqi e Champions-it është hapur një çështje serioze.
Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Isko, i cili në ndeshjen ndaj Romës nuk ishte as në stolin e rezervave. Arsyen për lënien jashtë të yllit të skuadrës e kanë zbuluar mediet spanjolle “Cadena COPE” dhe “MARCA”.
Sipas medieve spanjolle, Isko nuk pranoi t’i jepet e dorën trajnerit të tij pas humbjes 3 – 0 ndaj Eibarit, takim ku u fut si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Kjo zënkë midis Solarit dhe mesfushorit ishte e pritshme, pasi që prej emërimit të tij si trajneri i Real Madrid, Isko nuk ka filluar asnjë ndeshje si titullar.