Periudhë firmash, rinovim i rëndësishëm te Korabi

Korabi një ditë më parë nënshkroi me portierin Kadri Birja, ndërkohë që rinovoi edhe mbrojtësi Elert Kalluci. Sot ka qenë radha e një tjetër lojtari të prapavijës për të nënshkruar kontratën e re. Mbrojtësi Erand Hoxha, i cili ka luajtur edhe në Superiore me Besën dhe Teutën, e ka pranuar ofertën e dibranëve.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Korabit vjet në janar dhe dha një ndihmesë të madhe në sigurimin e qëndrimit në Kategorinë e Parë. Tanimë ai do të vijojë bashkëpunimin me dibranët edhe për një sezon tjetër.

“Erand Hoxha firmos për 1 vit me Korabin. Mbrojtësi sot gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit dhe rinovoi kontratën për vitin e ardhshëm. Klubi i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese dhe mbarësi në vijim”, njofton klubi i Korabit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *