Çavo: U befasuam nga Kastrioti, në Laç për pikë

Luftëtari e nisi me humbje në shtëpi kundër Kastriotit dhe në Gjirokastër e pranojnë se kanë bërë një ndeshje shumë të dobët, saqë drejtori Vangjel Çavo deklaron se edhe po të merrnin një barazim do të ishte rezultat pozitiv.

“Nuk e nisëm mirë kampionatin, rezultati ishte surprizë për ne. Nuk e prisnim një humbje në fushën tonë. Kemi bërë lojën më të dobët, edhe në krahasim me sezonin e shkuar. Edhe barazimi do ishte pozitiv për ne”, u shpreh fillimisht në “RTSH Sport” Çavo.

Ndeshja e radhës për Luftëtarin është në transfertë. “Po shohim ndeshjen me Laçin, është një takim i vështirë. Fusha e Laçit është gjithnjë e vështirë për ne. Do mundohemi të marrim një rezultat pozitiv, pra të mos dalim pa pikë”, shtoi drejtori sportiv i bluzinjve.

Në fund ai thekson se është lënë pas ndeshja me Kastriotin dhe se të gjithë janë gati të shohin përpara. “Lojtarët janë profesionistë, si stafi. E kemi kaluar humbjen me Kastriotin dhe jemi të mobilizuar për Laçin”, përfundoi Çavo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online