Përgjaket derbi Gllazgout, tre tifozët në spital pas sherrit masiv

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Derbi midis Rejnxhërs dhe Selltik nuk kaloi pa trazira mes tifozëve. Pak orë pas përfundimit të takimit, mediet skoceze raportuan se tre persona ndodheshin në gjendje kritike në spital për shkak të plagëve të shkaktuara nga përdorimi i armëve të ftohta.

Fatmirësisht gjendja e personave të shtruar në spital është stabilizuar dhe polica ka filluar hetimet për zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Mediet skoceze raportuan për një tifoz të vdekur, por policia skoceze u përgënjeshtroi menjëherë lajmin për të mos përkeqësuar situatën midis dy tifozerive.

Krimet me armë të ftohtë kanë qenë dikur tepër shqetësuese për qytetin e Gllazgout, por me kalimin e viteve incidentet ranë ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *