Përgatitjet për sezonin e ri, Interi prezanton fanellat e reja

0

Është zbuluar uniforma e Interit për sezonin e ardhshëm. Zikaltrit, ndryshe nga Juventusi, nuk e kanë ndryshuar traditën e vijave vertikale me ngjyrat simbol të klubit. Të vetmin përjashtim e bën hapësira ku stampohet sponsori “Pirelli”. Pas saj do të ketë vija të pjerrëta. Pjesa e grykës me shumë mundësi pritet të jetë në formën e jakës dhe ngjyra e saj do të jetë e bardhë.

Tek tutat dhe çorapet do të mbizotërojë ngjyra e zezë. Ky model i uniformës për vitin e ardhshëm ngjan më shumë me atë të vitit 2007. “Footyheadlines”, ku publikohen për herë të parë të gjitha uniformat e ekipeve të mëdha tregon se bluzat kanë dalë në shitje në dyqanet e “Nike” në Australinë e largët. Gjithashtu zbulohet se Interi do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Empolit me këto uniforma.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.