Ekipet e Superligës janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në Europë dhe kanë nisur përgatitjet. Partizani ndodhet në Slloveni, atje ku ditën e sotme do të zhvillojë një test miqësor.
Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Sarajevon, ekipin e njohur boshnjak. Ndeshja është programuar për t’u zhvilluar në orën 18:00.
Ndërkohë, nga ana tjetër edhe Kukësi e Laçi po përgatiten për Kupat e Europës dhe do të zhvillojnë një miqësore në Librazhd mes njëri-tjetrit. Edhe ky takim, njësoj si Partizani-Sarajevo, do të luhet në orën 18:00.