Është mbyllur turneu “Kvarnerska Rivijera 2019”, që u zhvillua në Kroaci, pjesë e të cilit ishte edhe Kombëtarja jonë U-18. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga trajneri Olsi Uku e mbyllën në vendin e katërt, teksa në betejën për vendin e tretë u mposhtën nga Udineze.
Sfida e fundit e zhvilluar e kuqezinjve u mbyll në barazim pa gola dhe ishte lotaria e 11-metërshave që vendosi fituesin e vendit të tretë. Italianët u treguan më të saktë dhe triumfuan 5-4. Kujtojmë, që Kombëtarja U-18 u eleminua nga Rijeka, sfidë që përfundoi 2-0 në favor të kroatëve.
“Kvarnerska Rivijera 2019”
Shqipëri U-18 1-0 NK Orijent
Shqipëri U-18 1-0 Venecia
Shqipëri U-18 7-2 NK Vinodol
Shqipëri U-18 2-1 Zeljeznicar
Rijeka 2-0 Shqipëri U-18
Udineze 0-0 Shqipëri U-18 (5-4)