Përfundon afati për Kardifin, Nanta ankohet përsëri në FIFA

Vdekja tragjike e Emiliano Salës me datë 21 janar ka sjellë përplasjen e Nantës dhe Kardifit. Klubi francez kërkon të përfitojë shumën e përcaktuar në marrëveshjen mes palëve.

Sulmuesi argjentinas u shit për shumën e 17 milionë eurove, ndërsa klubi uellsian duhet të paguante këstin e parë prej 6 milionë eurosh.

Të mërkurën e kaluar Kardifit iu dha një afat prej 7 ditësh që të paguante këstin e parë, por kjo nuk ka ndodhur akoma. Nanta ka pritur kalimin e javës dhe ka vendosur të ankohet përsëri në FIFA.

Kardifi ka deklaruar se do të respektojë akordin me klubin francez, por dëshiron të presë mbylljen e hetimeve dhe zbulimin e shkakut të vdekjes së 28-vjeçarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *