“Dua të jem si Hysaj, Shqipërinë e zgjodha para Italisë”, flasin talentet kuqezi

Shqipëria U17 është grumbulluar në Durrës dhe pjesë e kuqezinjve të vegjël ka nga ekipe të ndryshe. Trajneri Elvin Beqiri nga Parma ka thërritur të riun Klaudio Lushaj, i cili ka folur për FSHF TV.  “Jam shumë i lumtur, pasi edhe kur isha i vogël kam dashur të luaj me këtë fanellë. Shokët e mi, pasi unë qëndroj në Itali, më kanë pyetur gjithmonë se me çfarë kombëtare dua të luaj, me Italinë apo Shqipërinë. Çdo herë u kam thënë se dua të luaj me Shqipërinë. Kombëtarja po më thërret që vitin e shkuar dhe jam shumë i lumtur”, tregon sulmuesi i skuadrës italiane, i cili si çdo i ri ka ëndrrat e tij.

“Luaj futboll prej gjashtë vitesh dhe në moshën 12-vjeçare më thërriti Parma. Po bëhet viti i tretë që luaj me profesionistët. Ëndrra ime më e madhe është të arrij të luaj në Serie A dhe me kombëtaren e madhe të Shqipërisë”, shprehet Lushaj.

Beqiri i ka dhënë shiritin e kapitenit një shkodrani. Ai është Marcelino Preka, pjesë e KF Shkodra, ku edhe ka hedhur hapat e parë në futboll mbrojtësi Elseid Hysaj. Pikërisht në hapin e këtij të fundit dëshiron të ecë edhe Preka, i cili deklaron: “Është hera e gjashtë që grumbullohem dhe jam shumë i lumtur këtë radhë, pasi më është besuar edhe shiriti i kapitenit. Është përgjegjësi e madhe kur vesh fanellën kuqezi, është një ndjesi e papërshkrueshme. Jam pjesë e Akademia Shkodër, Kam tre vite që luaj futboll. Më parë jam marrë me atletikë, jo me futboll. Dilja në tre vendet e para.  Kam ëndërr të bëhem lojtar i kombëtares A, të vazhdoj si Hysaj dhe të jem si ai”.

Nga Shkodra, në kryeqytet. Eogen Sula, i riu kuksian, është ftuar te Shqipëria U17.  “Kur më erdhi ftesa isha shumë i lumtur dhe ishte një motiv për t’u stërvitur edhe më shumë për të arritur atë që dua. Veshja e fanellës së kombëtares është gjëja më e bukur që një futbollist dëshiron”, shprehet Sula. Më tej ai shton:  “Futbollin e kam nisur në moshën 8-vjeçare në Kukës dhe tani kam ardhur në ekipin Akademia e Futbollit në Kamzë. Ëndrra ime është të bëhem futbollist profesionist dhe të luaj me ekipe të nivelit të lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online