Përforcimi i radhës, fantazist nga Qipro për Kukësin

Armando Cungu kërkonte një lojtar që të bënte diferencën. Kukësi bëri maksimumin për të afruar Ferhan Hasanin, por sulmuesi shqiptar nga Maqedonia vendosi të shkonte në Arabi. Drejtuesit gjatë kësaj periudhe kanë punuar për t’u përforcuar me një tjetër lojtar dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.

Shafik Tigruxha, i cili luan si mesfushor, ka firmosur për Kukësin dhe tashmë trajneri Cungu ka nën urdhra një mesfushor ofensiv. Në këtë mënyrë edhe e ardhmja e Donjet Shkodrës duke e destinuar të jetë larg Kukësit.

“I bashkohet dhe një tjetër mesfushor FK Kukësit! Shafik Tigruxha luan si mesfushor qendre me tipare ofensive, por mund të luajë edhe si sulmues i dytë. 26-vjeçari algjerian me pasaporte franceze ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me FK Kukësin. Fillimet e tija kanë qenë në Niort në Francë, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit qipriot tek Alki. Welcome Shafik Tigruxha”, njofton klubi i Kukësit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online