Përfitimet nga biletat me Tiranën, Skënderbeu bën gjestin e madh

Skënderbeu do të presë Tiranën ditën e premte në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore, me të dyja skuadrat që vijnë në këtë sfidë pasi lanë pikë të rëndësishsme fundjavën që kaloi. Rëndësia e sfidës është shumë e madhe dhe pritet të ketë një numër të madh tifozësh në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/774023589634383/?type=3&theater

Sot, klubi korçar konfirmoi se të gjitha përfitimet nga shitjet e biletave do të shkojnë te familja e Dorian Tahirllari, futbollist i Skënderbeut U-17, i cili është diagnostikuar me tumor. Më poshtë, do të lexoni dhe njoftimin e bërë nga klubi i Skënderbeut:

Të dashur tifozë dhe sportdashës bardhekuq ju informojmë se të ardhurat nga ndeshja e radhës ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet nesër, ora 18:00 do të shkojnë për Dorianin. Dorian Tahirllari është 17 vjeç dhe pjesë e ekipit Under17. Doriani është diagnostikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak.

KF Skënderbeu ka vendosur që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga biletat e ndeshjes ndaj Tiranës të shkojnë për kurimin e Dorianit. Nesër, një arsye më shumë për të qenë i pranishëm në mbështetje të ujqërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online