Perez i pakënaqur me sulmin, gati 200 milionë sterlina që në janar

Ambjenti te Reali i Madridit ditët e fundit sa vjen edhe bëhet akoma më i zymtë. Prej 33 vitesh nuk ndodhte që ekipi madrilen të mos shënonte asnjë gol në 4 sfida radhazi. Forma e dobët që po kalojnë galaktikët i faturohet më së shumti trajnerit të ri, por dhe një pjesë e fajit i takon lojtarëve.

Pikërisht kritikat më të mëdha i ka marrë sulmi, ku Karim Benzema dhe Mariano Diaz nuk duken aspak në formë, për të mbajtur peshën e sulmit të Reali të Madridit. Siç raportohet nga mediat angleze, Reali i Madridit po mendon për një lëvizje të bujshme që në muajin janar. Bëhet fjalë për Herri Kejn, për të cilin skuadra e Totenhem ka deklaruar më parë se nuk do e shiste për asnjë çmim.

Florentino Perez duket se do ta provojë transferimin e sulmuesit anglez me çdo kush në Madrid, madje mund të ofrojë deri në 200 milionë sterlina. Një shifër jashtëzakonisht e lartë dhe që ndoshta mund të tundojë “gjelat” e Londrës. Kejn u përfol edhe në merkaton verore si një shenjestër për Realin, por asgjë nuk u konkretizua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *