Partizani pret Flamurtarin të shtunën. Ndeshja e javës së 23-të të Kategorisë Superiore zhvillohet prej orës 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Së fundmi klubi i kuq ka dalë me njoftim në lidhje me çmimin e biletave dhe ndarjen e sektorëve.
Shitja e biletave nis nga nesër dhe tifozët mund t’i blejnë ato përgjatë nga ora 10:00 deri në orën 19:00. Normalisht edhe të shtunën deri në prag të ndeshjes do të vijojë shitja e tyre. Sa u takon çmimeve, ato nuk kanë ndryshuar në krahasim me sfidën e fundit me Kastriotin. 200 dhe 500 lekë kushtojnë biletat për sfidën me vlonjatët.
INFORMACION PËR BILETAT
ÇMIMET
Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 – 500 Lek(të reja)
Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 200 Lek(të reja)
NDARJA E SEKTORËVE
Tifozeria kuqe – Tribunat A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike – Tribunat H1,H2