Championsi u vjen në ndihmë, hajdutët befasojnë lojtarin e Liverpulit!

Tashmë është bërë zakon që hajdutët të grabisin shtëpitë e futbollistëve, kur këta të fundit ndodhen në fushën e blertë duke luajtur ndeshjen e radhës. Kështu i ka ndodhur dhe sulmuesit të Liverpulit, Sadio Mane.

Senegalezi ka qenë duke luftuar në fushën e blertë përballë mbrojtësve gjermanë të martën, ndërsa grabitësit kanë përfituar nga një gjë e tillë. Siç raporton “The Sun”, të martën në mbrëmje, vila e afrikanit është “pushtuar” nga vizitorë të paftuar, ndërkohë që Liverpuli po përballej me Bajernin e Mynihut.

Ata kanë arritur të marrin sende me vlerë, disa çelësa të makinave të lojtarit, telefona celularë dhe ora të ndryshme me një vlerë tepër të lartë. Fil Mahon, një detektiv i policisë së Liverpulit, ka folur rreth kësaj çështje, duke kërkuar ndihmë nga komuniteti, por dhe vetë hajdutët.

I kërkojmë çdokujt që ka informacion në lidhje me këtë vjedhje që të vijë në komisariat dhe të na ndihmojë në hetimet tona. U kërkoj hajdutëve që të bëjnë gjënë e duhur dhe t’i rikthejnë sendet e vjedhura pronarit. E dimë vlerën e madhe monetare të orëve të vjedhura”, thekson Mahon.

Kjo nuk është hera e parë që senegalezit i ndodh diçka e tillë. Shtëpia e tij ra pre e hajdutëve dhe në nëntor të vitit 2017. Ai gjendej në fushë duke u përballur me Mariborin në Champions Ligë, ndërkohë që hajdutët u futën në shtëpinë e tij, për t’u larguar pas britmave të banorëve të lagjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online