Nikolas Pepe është blerja rekord e Arsenalit, me “Topçinjtë” që i paguan Lilës plot 72 milionë sterlina. 24-vjeçari do të përbëjë një nga treshet e sulmit më të frikshme në botë, së bashku me Obamejang dhe Lakazet. Në intervistën e tij të parë si lojtar i Arsenalit, Pepe tha:
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu, kam kaluar shumë vështirësi për të ardhur te një klub si Arsenali. Kishim bisedime për një kohë të gjatë, por mua më duhej të luaja në Kupën e Afrikës. Sapo u ktheva nga kombëtarja, vendosa të nënshkruaj për Arsenalin.
Mezi po pres të luaj me lojtarë si Ozil, Lakazet e Obamejang. Besoj se do të përshtatem mirë. Loja ime është të jem i shpejtë dhe me lojtarë si Mesut (Ozil), do të kem me shumë mundësi për të shënuar”, u shpreh Pepe.