Volejbolli është një ndër sportet e shumta që po përjeton një moment kritik në Shqipëri. Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka folur në një intervistë për “Supersport”, ku deklaroi se qasja e shtetit shqiptar ndaj sportit është tepër diskriminuese.
Sipas Pëllumbit, Kosova është një shembull i mirë, kjo jo vetëm për ligjin e sportit, por për buxhetin disa herë më të madh që qeveria e Kosovës i jep sektorit të sportit. Neglizhenca e shtetit shqiptar po ndikon direkt në ecurinë e klubeve të volejbollit në Shqipëri, ku shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare për të siguruar përfaqësimin në evenimentet ndërkombëtare.
“Ligji i sponsorizimit në Kosovë nuk është se po funksionon, por buxheti i tyre për sportin është i mjaftueshëm për të mbajtur në nivele të kënaqshme sportet e ndryshme dhe t’u mundësojë atyre përfaqësimin në eventet ndërkombëtare”.
“Sporti në Shqipëri është në gjendje të mjerueshme. Nuk e meritojmë këtë lloj diskriminimi. Ligji i ri i sportit është një iniciativë për t’u përshëndetur, por problemi kryesor në Shqipëri është buxheti i vogël, duhet të dyfishohet”.