Legjenda Pele është 77 vjeç dhe rrallë angazhohet në aktivitetet sportive. Braziliani është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit, por mosha bën të veten dhe ai nuk është shumë aktiv, por kjo gjë vlen vetëm në aktivitetet që kërkojnë mundi fizik, pasi në rrjetet sociale nuk nguron që të japë komentet e tij.
Përmes një postimi në profilin e tij në “twitter”, Pele ka përgëzuar Luka Modriç për fitimin e çmimit si lojtari më i mirë, por dhe bashkëkombësen e tij, Martën, e cila mori çmimin se lojtarja më e mirë femër. Fjalë shumë të mëdha nga një legjendë, që me siguri Marta dhe Modriç do të ndihen të vlerësuar.
“Urime Luka Modriç dhe marta për çmimet e marra. Ka qenë një privilegj të ju shoh ju të dyve këtë sezon që të luani”.
Congratulations to Luka and Marta on winning the #TheBest awards tonight. It's been a privilege to see you both play this season. // Parabéns, @lukamodric10 e Marta, por vencerem o prêmio de Melhores Jogadores da FIFA. Foi um privilégio ver vocês dois jogarem nesta temporada. https://t.co/xJNS5AMh9b
— Pelé (@Pele) September 24, 2018
Po ashtu legjenda braziliane kishte rezervuar një surprizë dhe për Kilian Mbape, të cilit i kishte dërguar një fanellë të firmosur nga ai. Ka qenë vetë Braziliani që e ka bërë publike dhuratën e marrë.
Thanks for this amazing gift, King ? @Pele pic.twitter.com/W1sNkXRbym
— Kylian Mbappé (@KMbappe) September 23, 2018