Modriç theu dominimin, cilët do ishin fitues nëse Mesi e Ronaldo nuk do të ekzistonin

Kemi jetuar në epokën e Mesit dhe Ronaldo, pa diskutim dy prej lojtarëve më të moirë në botë. Si argjentinasi dhe portugezi kanë arritur që të fitojnë çdo trofe të mundshëm individual në planet, por kanë bërë mirë si me skuadrat e tyre përfaqësuese ashtu dhe me klubet.

Dje, Luka Modriç arrtiti që të bënte diçka që askush nuk kishte mundur në 10 vitet e fundit, të thyente dominimin e dyshes Mesi-Ronaldo. Kroati mori çmimin si “Lojtari më i mirë” nga FIFA. Pas një dekade më në fund ky çmim ndryshoi duar, pasi ishte bërë pronë e dy lojtarëve të sipërpërmendur.

Kroati mundi të realizonte diçka që shumë lojtarë të tij para tij nuk kishin mundur që ta arrinin. Ne po ju sjellim vit pas viti ata lojtarë që kanë qenë në garë me CR7-ën dhe “pleshtin” por nuk ia kanë dalë që të kenë sukses për të marrë këtë trofe individual. Torres në 2008 ishte ai që humbi sfidën e i pari me Mesin dhe Ronaldon. Më pas ishte Ksavi që si në vitin 2009 dhe 2011 nuk pat sukses. Të njëjtin rezultat kishte dhe Iniesta në 2010 dhe 2012. Më pas ishte radha e Riberis dhe Nojerit në vitin 2013 dhe 2014, për të shkuar tek Nejmar në 2015, por braziliani edhe një vit më parë ishte në finale. të rrëzojë nga froni mesin dhe Ronaldon e ka provuar dhe Grizman në 2016 por dhe francezi nuk ka mundur.

Mesi këtë edicion nuk ishte as në finale, por argjentinasi nuk i kishte kursyer pikët as për rivalin e tij në këto dy dekada, pasi në “top 3” kishte përfshirë dhe Ronaldon. Modriç është vetë 33 vjeç, por tani që Mesi dhe Ronaldo ra, një epokë e re është në horizont.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online