Xhekson Martinez ishte një sulmues shumë i mirë te Porto, ku u aktivizua për tre sezone dhe shënoi 67 gola. Kolumbiani u transferua tek Atletiko Madrid në vitin 2015, por ai arriti të shënonte vetëm dy gola, për t’u larguar një vit më vonë drejt Kinës. Miliona të fituara, por pothuajse asgjë në fushë.
Vetëm katër gola në dy sezone dhe në fundin e merkatos së verës, Martinez u rikthye në Portugali për të nënshkruar me ekipin e Portimonenses.
31-vjeçari kërkon të rikthehet në formën e tij të mirë, por është gati dhe për të nisur një karrierë të re jashtë futbollit. Xhekson ka një pasion të veçantë për muzikën dhe ka publikuar diskun e tij të parë muzikor.
“No Temere” (Nuk kam frikë) quhet titulli i albumit të sulmuesit kolumbian, që përmban këngë me motive fetare. Martinez është një kristian i devotshëm dhe ai ka zgjedhur këtë lloj stili muzike për të kënduar.