Pasi refuzoi Francën U-21, Hernandez denoncohet për agresion seksual

0

Mbrojtësi Teo Hernandez, një ndër zbulimet e mëdha të sezonit në Spanjë, ka përfunduar në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi nuk i është përgjigjur fare ftesës së kombëtares franceze U-21 dhe as ka komunikuar me drejtuesit.

Më pas, ai ka deklaruar se nuk do të luajë më për Francën, edhe pse ka luajtur nga U-15 deri tek U-19, sepse tashmë kërkon të përfaqësojë Spanjën.

Talenti i Atletikos së Madridit shpërtheu tek Alaves këtë sezon dhe tashmë është pranë transferimit te Reali i Madridit, që është gati të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës dhe është çështje ditësh që të bëhet edhe zyrtarizimi.

Vetë Hernandez është në Marbeja, duke bërë plazh, por është futur në telashe të mëdha, pasi nj femër e ka denoncuar për dhunë dhe agresion seksual.

Një vajzë 20-vjeçare është paraqitur në polici duke pretenduar se ka qenë në diskotekën Olivia Valere në Malaga dhe pasi ka shkuar në makinën e Teos, ka refuzuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, ndaj futbollisti i nervozuar e ka nxjerrë jashtë me forcë nga makina, aq sa vajza ka marrë disa plagë të lehta në trup.

Tani policia spanjolle po heton, por nuk është një moment i mirë për mbrojtësin e talentuar, sepse Real Madridi nuk i ka me qejf gjëra të tilla, aq më shumë që në një skuadër yjesh nuk mund të përfshijë lojtarë me probleme në sjellje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.