Porto po punon në merkato për të gjetur pasardhësin e Iker Kasijas. Spanjolli pësoi një atak kardiak në muajin maj. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve bëri që 38-vjeçari ta merrte me shpejtësi veten.
Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik, ndërsa “Dragonjtë e Oportos” kanë zgjedhur t’i besojnë portën anglezit Xho Hart. Mirror raporton se negociatat me portierin e Bërnleit kanë nisur.
32-vjeçari numëron 75 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren angleze dhe Porto beson fort tek eksperienca e tij. Pas aktivizimit në Serie A me Torinon, kjo di të ishte aventura e dytë jashtë Anglisë për portierin e njohur.