Pas “Wenger out”, edhe Mançester Junajtid nis protestat me avion

0

Në Angli është kthyer në modë: tifozët paguajnë avionë për të shpalosur parulla gjigante që fluturojnë mbi stadiume, kur kanë ndonjë çështje madhore që diskutohet dhe duan të protestojnë ndaj klubit, apo të mbështetin dikë.

Sezonin e shkuar u panë shpesh parullat “Wenger Out” nga tifozët e Arsenalit, por edhe parulla pro trajnerit francez, duke krijuar edhe situata komike.

Ndërkaq, këtë sezon Arsenali nuk drejtohet më nga Venger dhe stafetën e protestave e kanë marrqë tifozët e Mançester Junajtid.

Në shënjestër është “armiku” i Zhoze Murinjos, zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Red Devils” Ed Uduords, personi që merret me menaxhimin e financave dhe merkaton e klubit.

Uduords akuzohet se nuk ia ka plotësuar kërkesat në merkato Murinjos, i cili është ankuar hapur dhe duket se tifozët janë në krah të portugezit, sepse sot para ndeshjes në Bërnli mbi stadium ka fluturuar parulla gjigante: “Ed Uduords, specialist në dështim”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.