Muzaka: Duam që ta shtrojmë rrugën drejt titullit sa më parë

Gjergji Muzaka arriti që të shënonte golin e katërt të Skënderbeut përballë Teutës. Pas ndeshjes, për “Supersport” mesfushori tregon se në pozicionin e ri ndihet mjaft mirë dhe i vjen keq që nuk ka luajtur dhe në të shkuarën në atë pozicion. Titulli? Muzaka shpreon që kjo çështje të mbyllet sa më parë.

“Ne futemi në çdo ndeshje për fitore, dhe çdo ndeshje është e vështirë deri në momentin kur jemi në avantazh. Hasëm pak vështirësi në pjesën e parë por në pjesën e dytë treguam se nuk e kishim ulur ritmin”.

“Mbase është një nga çelësat e suksesit që kemi harmoni në skuadër dhe e pasqyrojmë dhe në fushë. Diçka e mirë për një skuadër”.

“Jam përshtatur shumë mirë në rolin aktual. Gjithçka ka shkuar mirë në çdo kompeticion. Ndjehem shumë mirë. Më vjen keq që nuk kam luajtur dhe në të shkuarën. E rëndësishme që bëjmë mirë. Nuk ka rëndësi kë kemi përpara. Ne shohim ndeshjen e radhës dhe çdo ndeshje do të futemi për të fituar. Uroj mos të humbasim asnjë ndeshje”.

“Është një pozicion që më jep lirshmëri pozicioni ku luaj aktualisht. Soue lëviz mirë duke krijuar zona të lira dhe për lojtarët e tjerë. Uroj që të dal te goli dhe në aksion jo vetëm nga 11-metërshat”.

“Që në fillim donim të ishim agresiv. Goli i shpejtë na zuri disi të përgjumur. Trajneri por dhe ne në pushim u shkundëm pak dhe u futëm në ritmin tonë, duke ja imponuar dhe kundërshtarit. Patëm një ritëm dhe një marsh tjetër, ku pritej nga çasti në çast të shënonim”.

“Ndeshje pas ndeshje ne dua të tregojmë forcën tonë te kundërshtarët. Duam që sa më parë ta shtrojmë rrugën drejt titullit dhe të jemi të sigurt, duam ta mbyllim çështjen e titullit sa më parë të jetë e mundur”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online