Mançester Siti ka kompletuar blerjen e mbrojtësit të djathtë të Totenhemit Kajl Uoker për një shifër rekord për një mbrojtës: 50 milionë sterlina, ose 60 milionë euro!
Mbrojtësi 27-vjeçar nga Shefilldi do të veshë fanellën me numër 2 dhe tha pas firmës: “Pres me padurim të nis aventurën e re. Pep Guardiola është një ndër trajnerët më të respektuar në botë dhe mendoj se ai mund të më ndihmojë shumë për të rritur nivelin tim”.
Sky Sports raportoi që në fillim të muajit se Uoker ishte objektiv real i Sitit, por gjithçka u ndal kur u fut në lojë Dani Alvesh. Gjithsesi, braziliani zgjodhi PSG-në dhe reagimi i Sitit ka qenë i fortë, duke shpenzuar një shifër rekord, që ka lumturuar Totenhemin, sepse trajneri Mauricio Poçetino ka pasur probleme me Uokerin kohët e fundit.
Totenhemi e bleu Uokerin për 5.9 milionë sterlina në vitin 2009, e huazoi një sezon mes QPR-së e Aston Vilës dhe prej vitit 2011 i ka besuar tërësisht krahun e majtë të mbrojtjes.