“Ballisti” drejt Serbisë, Duka takon Edi Ramën

Në Shqipëri janë kujtuar për Ismail Morinën, “Ballistin” e famshëm të dronit në Beograd.

Ndalimi i tij në Kroaci ishte kambanë alarmi që nuk zgjoi askënd, por tashmë ka bërë shumë zhurmë lajmi se Morina do të ekstradohet në Serbi.

Dje Federata Shqiptare e Futbollit doli me një komunikatë zyrtare, duke premtuar ndërmarrjen e çdo hapi për të evituar ekstradimin, ndërsa sot ka njoftuar se presidenti Armand Duka është takyar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

“FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem.

Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë” – shkruhet në njoftimin zyrtar nga FSHF.

Le të shpresojmë që të mos jetë shumë vonë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online