Partizani nuk e ka humbur shansin për të marrë tre pikë të lehta ndaj Lushnjës, që tashmë është dorëzuar dhe thjesht respekton kampionatin. Skuadra lushnjare barazoi në Tiranë në fazën e parë, por sot nuk pati surprizë, me Partizani që fitoi 6-0. Tepër të uritur për pikë e gola të kuqtë, që siguruan fitoren që në pjesën e parë.
Dy gola ne mesin e pjesës së parë për Jurgen Bardhin, që nga halli po bën sulmuesin kryesor në ekip. Në shtesën e pjesës së parë shënoi edhe qendërmbrojtësi Belica, me Lushnjën krejtësisht të pafuqishme.
Në pjesën e dytë në festë morën pjesë edhe Progni e Lukas, duke rrumbullakosur rezultatin në 5-0, ndërsa në fund edhe Ramadani gjeti golin e parë shqiptar.
Kategoria Superiore
E mërkurë, 28 shkurt 2017, ora 17.00, Selman Stërmasi
Partizani – Lushnja 6-0
Shënues: Bardhi 28′, 34′, Belica 45’+2, Progni 57′, Lukas 62′, Ramadani 84′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha (Çulum 60′), Trashi, Mala, Progni, Asani, Bardhi.
Trajner: Sulejman Starova
Lushnja: Spaho, Ruço, Bufasi, Magani, Premçi, Gava, Branica, Papa, Papa (Meto 59′), Canka, Stefa (Përgjini 53′).
Trajner: Dritan Çuko
Karton i verdhë: Premçi 43′
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri.