Partizani shfryn nervat mbi Lushnjën, në Selman Stërmasi kthehet në stërvitje

Partizani nuk e ka humbur shansin për të marrë tre pikë të lehta ndaj Lushnjës, që tashmë është dorëzuar dhe thjesht respekton kampionatin. Skuadra lushnjare barazoi në Tiranë në fazën e parë, por sot nuk pati surprizë, me Partizani  që fitoi 6-0. Tepër të uritur për pikë e gola të kuqtë, që siguruan fitoren që në pjesën e parë.

Dy gola ne mesin e pjesës së parë për Jurgen Bardhin, që nga halli po bën sulmuesin kryesor në ekip. Në shtesën e pjesës së parë shënoi edhe qendërmbrojtësi Belica, me Lushnjën krejtësisht të pafuqishme.

Në pjesën e dytë në festë morën pjesë edhe Progni e Lukas, duke rrumbullakosur rezultatin në 5-0,  ndërsa në fund edhe Ramadani gjeti golin e parë shqiptar.

Kategoria Superiore

E mërkurë, 28 shkurt 2017, ora 17.00, Selman Stërmasi

Partizani – Lushnja     6-0

Shënues: Bardhi 28′, 34′, Belica 45’+2, Progni 57′, Lukas 62′, Ramadani 84′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha (Çulum 60′), Trashi, Mala, Progni, Asani, Bardhi.

Trajner: Sulejman Starova

Lushnja: Spaho, Ruço, Bufasi, Magani, Premçi, Gava, Branica, Papa, Papa (Meto 59′), Canka, Stefa (Përgjini 53′).

Trajner: Dritan Çuko

Karton i verdhë: Premçi 43′

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online