Partizani përgatit goditjet e mëdha, ja dy sulmuesit që po vijnë

Partizani do të luajë kundër Botevit pa përforcime në sulm, por më pas priten dmra vërtet cilësorë.

Petar Orlandiç sipas të gjitha gjasave do jetë sulmuesi i Partizanit për edicionin e ardhshëm. Futbollisti në fjalë, 27 vjec, sapo ka mbyllur para kohe kontratën me Crevna Zvezdën në Serbi, ku lusnte prej dy sezonesh e gjysmë.

Malazezi është një rast i çuditshëm, sepse ka shënuar 14 gola në 30 ndeshje, por është aktivizuar me luhatje dhe në vutin 2017 është lënë jashtë skuadre.

Në mbrëmje pritet një takim në Shkodër mes drejtuesve të Partizanit, lojtarit dhe menaxherit të tij.

Orlandiç në të shkuarën ka pasur edhe një përvojë të rëndësishme në Hapoel Tel Aviv.

Nëse për Orlandiç mund të quhet punë e kryer, Luçiano Moxhi ka garantuar klubin qw Brajan Perea, sulmues kolumbian në pronësi të Lacios, do jetë ndoshta blerja e rëndësishme e të kuqve në vijën e parë të sulmit. Sulmuesi i kombëtares olimpike së Kolumbisw është një lojtar i cili do vijë në Shqipëri e madje Partizani do ketë në pronësi një pjesë të kartonit tw lojtarit. Ai është 24 vjeç dhe në të shkuarën ka luajtur me klube si Trua në Francë dhe Peruxhia në Itali, ndërsa sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Lugo në Segundan spanjolle.

Të dy sulmuesit nuk do luajnë në kupat e Europës, por do jenë të gatshëm për kampionat e sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online