Partizani do të mbyllë fazën përgatitore në Slloveni me një miqësore ndaj skuadrës polake, KS Krakovia. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:30.
Me mbarimin e kësaj ndeshje lojtarët do të bëjnë gati valixhet për t’u rikthyer në Tiranë, ku do të vazhdojnë përgatitjet në kuadër të sfidës së 10 korrikut ndaj Karabagut.
Në dy takimet e mëparshme miqësore të zhvilluara në Slloveni, Partizani u mund 5 – 1 nga boshnjakët e Sarajevos dhe 2 – 1 në përballjen me sllovenët e Murës.