Partizani-Laçi, spektakël… bardhezi!

Java e parë e Superiores kompletohet mbrëmjen e sotme, me sfidën mes Partizanit e Laçit. Mungesa nga të dy krahët, por lajmi i fundit është mungesa e portierit titullar të Partizanit, Alban Hoxha, i zëvendësuar nga Xhika. Sukaj titullar, Batha e Krasniqi e nisin nga stoli.

Kategoria Superiore – Java 1

E diel, 10 shtator,  “Selman Stërmasi”, Tiranë,ora 19:00

KRONIKA

90′ Faull taktik, Ademir merr karton të verdhë. I dyti, del me karton të kuq dhe Laçi e mbyll me 10 lojtarë.

86′ Goditje dënimi për Partizanin, pozicion perfekt për të majtën e Sukajt. Ekzekutim i shkëlqyer, por traversë dhe topi kthehet në fushë. I pafat shkodrani!

80′ Del Eskerda, futet Smaçi. Laçi thuajse me ekip U23 tani…

72′ Del italiani La Kamera, futet Jurgen Bardhi.

69′ GOL LAÇI!!! Ekserda merr një top në zonë nga Bushi dhe bën ç’të dojë, derisa shënon nga pak metra. Laçi spektakolar, dy raste, dy gola!

68′ Adorjan me kokë, jashtë. Super rast!

64′ Adorjan nga goditja e dënimit, hungarezi i shkon shumë pranë trekëndësisht të djathtë të portës së mbrojtur nga Selmani, por jashtë. Rast i bukur…

59′ GOL LAÇI!!! Kallaku, i sapofutur, ndëshkon një Partizan të mefshtë. Kundërsulm laçian, dalje e gabuar e Xhikës, gol i sapofuturi, debutes te Laçi.

58′ Del Bardhi, futet Kallaku te Laçi.

56′ Del Vila, futet Herrera

51; Del Lushkja, futet Bushi për Laçin

MBYLLET PJESA E PARË – 45 minuta të dobëta, me Partizanin që nuk tregoi ndonjë gjë të madhe. Laçi kontrolloi qetësisht dhe duket një skuadër eksperte në mbrojte, si gjithë skuadrat e Stavri Nicës.

15′ Goditje këndi për Partizanin. Skemë me pasime të shpejta dhe Fejzullahi gjuan drejt portës, por ndal Selmani. Tentativa e parë e të kuqve drejt portës mike.

5′ Ansi Nika nga e majta e sulmit laçian, gjuan fort me të majtën, por jashtë. Aksion i rrezikshëm i Laçit.

19.00 NIS NDESHJA

Partizani – Laçi       0-2

Shënues: Kallaku 59′, Eskerda 69′

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Ibrahimi, Atanda (Xhixhiua 85’), Kotobelli, La Kamera, Vila (Herrera 56′), Trashi, Adorjan, Progni, Sukaj. Trajner: Mark Juliano

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (Kallaku 58′), Lushkja (Bushi 51′), Nika, Uzuni, Eskerda. Trajner: Stavri Nica

Kartonë të verdhë: Atanda 53′, La Kamera 66′ / Bardhi 29′, Ademir 64′, 90′, Selmani 90’+2

Karton i kuq: Ademir 90′

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Orgest Grabova, Kreshnik Cjapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online