Partizani i jep fund pushimeve, fillojnë përgatitjet anti-Kukës

Te Partizani kanë filluar përgatitjet anti-Kukës. Mbas barazimit ndaj Teutës, trajneri Skënder Gega i dha skuadrës së tij dy ditë pushim, ndërsa ditën  e sotme “demat e kuq” kanë filluar sërish stërvitjen.

Me anë të një postimi në sajtin zyrtar të klubit, është njoftuar se nën “kampin e kuq”, nuk ka asnjë dëmtim dhe të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të teknikut Gega.

Këtë të premte, Partizani do të presë Kukësin në “Selman Stërmasi”. Në këtë takim trajneri Gega s’do të ketë të gatshëm Jasir Asanin për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Te Kukësi do të mungojë për të njëjtën arsye mesfushori gjeorgjian Irakli Dzaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *