Partizani i “huazon” Prishtinës përgatitësin atletik

Duket se Partizani e Prishtina kanë marrëdhënie aq të mira, saqë nuk ndalen vetëm te lëvizjet e lojtarëve, por edhe të stafit.

Prishtina ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se për dhjetë ditët e ardhshme në Pejë do t’i ndihmojë me përgatitjet fizike përgatitësi atletik i Partizanit, Korrado Sakone.

Ajo që bie në sy është se Prishtina shkruan se Sakone do të jetë te Prishtina “për dhjetë ditë me mundësi zgjatjeje”, pra nuk kuptohet qartë se kur do ta mbyllë misionin te klubi i Superligës së Kosovës.

Partizani do të nisë punë më 3 gusht, ndaj duket se deri atëherë Sakone do të punojë “part-time” në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online