Partizan “gjysmak”, Kardozo jep sinjale pozitive

Partizani i është rikthyer përgatitjeve. Pushimi i kombëtares ka bërë që trajneri Skënder Gega t’i lërë tre ditë pushim lojtarët e tij. Tashmë është koha për të punuar dhe lojtarët u vunë sot nën urdhrat e stafit teknik.

Ajo që binte në sy kishte të bënte me faktin se ekipi nuk është ende i plotë. Kapiteni Alban Hoxha është i grumbulluar me kombëtaren, sikurse edhe Hebaj e Mala me Shpresat. Portieri Malaj është me Shqipërinë U19, kurse mesfushori Besnik Ferati me Maqedoninë U19.

Një tjetër lojtar që ende nuk mund të punojë me grupin është braziliani Lukas Kardozo. Gjithsesi ka përmirësim dhe tashmë ka nisur punën me topin. Së shpejti sulmuesi anësor do të jetë gati për stafin teknik dhe do të jetë një alternativë e vlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *