Monako gjen trajner, kthehet legjenda e sulmit

Do të jetë Tieri Henri pasuesi i portugezit Leonardo Zhardim te Monako, që aktualisht renditet në vendin e 18-të në Ligën 1 franceze.

Ish-sulmuesi i famshëm është zëvendëstrajner te Belgjika dhe është gati të hedhë hapin e madh, duke u bërë trajner i parë, ndërsa ditët e fundit ka pasur bisedime të vazhdueshme me Monakon, duke kërkuar jo thjesht marrëveshjen financiare, por mbi të gjitha garancinë për një projekt serioz dhe frenimin e eksodit, sepse këto vitet e fundit Monako ka vendosur rekorde, duke shitur lojtarët kryesorë për shifra të frikshme, por pikërisht kjo ka çuar te kriza aktuale.

Henri ka qenë pjesë e Monakos në periudhën 1993-1999 dhe L’Equipe raporton se do të jetë në Montekarlo të shtunën, ndërsa të hënën do të prezantohet.

Javët e fundit Henri ka pasur bisedime edhe me Aston Vilën, por e refuzoi ofertën e klubit anglez pikërisht për shkak se në skenë doli Monako. Henri pritet të firmosë kontratë 3-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online