Parma përforcon sulmin, Zhervinjo rikthehet në Itali

Parma ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Zhervinjo. 31 vjeçari nga Bregu i Fildishtë rikthehet në Itali, mbas dy viteve të kaluara në futbollin kinez me ekipin e Hebeit.

“Parma shpall regjistrimin e lojtarit Zhervais Lombe Jao Kuasi “Zhervinjo”. Sulmuesi, i cili në karrierën e tij ka veshur bluzat e Lilës, Arsenalit dhe Romës, ishte pjesë e Hebei Kina Fortune, klub nga i cili u lirua në orët e fundit. Mbasi kaloi vizitat mjekësore, ai firmosi kontratën, që skadon me datë 30 qershor 2021”, përfundon komunikata e klubit emilian në “Twitter”.

Zhervinjo është pjesë e kombëtares së Bregut të Fildishtë, me të cilët numëron 80 ndeshje dhe 22 gola të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *