Mbas shumë vështirësish, Parma ia doli të rikthehej në Serinë A, aty ku e meriton të jetë ky emër i i futbollit italian, që është edhe klubi i fundit nga gadishulli Apenin që ka fituar kupën UEFA (sot Europa League).
Dukalët kërkojnë të formojnë një ekip të fortë dhe t’ju dhurojnë tifozëve të tyre një sulmues të madh. Drejtuesit janë të qartë dhe kanë një emër: ata dëshirojnë të rikthejnë në Itali, Mario Balotelin.
Siç citon “Sportmediaset”, Parma do i bëjë një ofertë zyrtare francezëve të Nicës orët e ardhshme, të cilët kërkojnë minimalisht 10 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.
SuperMario është i gatshëm të rikthehet në shtëpi, por problem mbetet paga e tij e lartë. Gjithsesi drejtuesit verdheblu duan akordin me Nicën dhe Baloteli mund të jetë dhurata e tyre për tifozët.