Mungon blerja e madhe, tifozët e Napolit ofendojnë De Laurentis

Pas fjalëve të Aurelio De Laurentis, që gjatë ditëve të fundit ka folur disa herë për merkaton dhe jo thjesht për përgatitjet e skkuadrës, mëngjesin e kësaj të premteje erdhi edhe përgjigja e tifozëve. Një pjesë e mbështetësve të zjarrtë të paraqitën disa banera në pika të ndryshme të qytetit të Napolit, në të cilat akuzonin dhe ofendonin drejtë për drejtë numrin një të klubit.

“E vërtata është se je një i çmendur, gënjeshtra është se je një president i vërtetë. De Laurentis palaço”. Ky ishte mesazhi i shfaqur në Kështjellën e Re, një prej simboleve të qytetit të Napolit. Tifozët iu përgjigjën edhe deklaratave të presidentit të klubit, ku De Laurentis pretendon se është ai “asi nën mëngë” i skuadrës së Napolit dhe deklaratave sipas të cilave mbështetësit mosmirënjohës “meritojnë pronarët kinezë”.

“Çfarë ylli premton… Je vetëm një pallaco. Mbetesh gjithmonë ti, makuti i zakonshëm!”. Në një tjetër baner të tifozëve të Napolit shkruhej: “Më mirë kinezët se ata me goditje në tru”. Beteja pritet të vazhdojë, të paktën nëse De Laurentis nuk vendos të investojë fuqishëm në merkato, për të bërë që skuadra të jetë konkurruese edhe në këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online