“Paraziti i ri” i PSG quhet Marco Veratti! Ka 11 vite në klub, kalon kohë në festa, pi shumë duhan dhe nuk largohet për asnjë arsye nga Franca

PSG ishte klubi ideal për të fituar para dhe tani klubi francez e ka të pamundur për të larguar disa lojtarë. E ndërsa Neymar ishte shumë shpesh nën kritika për festat e tij të shumta dhe jetën e shfrenuar, situata ka ndryshuar dhe kritikët kanë gjetur një objektiv të ri.

Ai mbërriti në Parkun e Princave në vitin 2012 kur ishte 20 vjeç, ndërkohë që nga klubi parizian arkëtoi më shumë se 100 milionë euro në favor të rrogës dhe shpërblimeve. Marco Verratti është “paraziti i ri” që PSG-ja nuk mund ta “heqë qafe” edhe pse i është thënë qartë se nuk llogaritet më në ekip.

Se çfarë lloj jete jeton italiani në qytetin e dashurisë, shpjegohet më së miri nga ish-futbollistët Jerome Rothen dhe Cristophe Dugarry. “Nuk mund të dërgosh një mesazh të tillë në dhomën e zhveshjes, nga një djalë (Verratti) që luan 60% të ndeshjeve, i cili zakonisht është i lodhur në minutën e 60-të kur ritmi është i lartë, i cili kalon kohë në festa, vetëm pi dhe pi duhan…” tha ai Rothen vazhdoi:

“Dhe këto janë gjëra që dëmtojnë imazhin e klubit. Disa gjëra nuk je i detyruar t’i bësh. Kur të gjitha të këqijat në PSG pasqyrohen në imazhin e përcjellë nga yjet e tij, pjesë e të cilit është edhe Verratti, atëherë është dramatike.” Edhe Christophe Dugarry, ish-sulmuesi i Milanit dhe kampion bote në vitin 1998 me Francën, nuk e kurseu italianin:

“Verratti ka mbaruar për mua. Ai do të mbushë 31 vjet. Ai ka qenë atje për 11 vjet, ai kurrë nuk e ka kuptuar se si është jeta dhe karriera e një futbollisti të lartë. Është një zgjedhje jete. E zgjodha edhe unë, isha një futbollist i mirë, por unë isha i çuditshëm”, tha Dugarry. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online