“Kishte vetëm një mundësi të bëja para, ishin këmbët e mia”! Myrto Uzuni: Nuk është e lehtë që të vish nga Shqipëria dhe të shkosh në La Liga

Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët shembull për talentet shqiptarë. Sulmuesi ia doli që nga Superiorja të mbërrinte në La Liga, atje ku është pjesë e Granadas. Në një intervistë të fundit për faqjen zyrtare të “La Liga”, Uzuni ka treguar se mundësia e vetme që të bëhej me para për të ishin…këmbët e tij!

“Kur vjen nga një vend si Shqipëria, nuk është e lehtë që të vish në La Liga. Më duhet të punoja shumë. Për familjen time kishte vetëm një mundësi që ne të bënim para, ishin këmbët e mia. Më duhet t’i falenderoj familjarët e mi, për personin që jam sot. Këtu ndihem si në shtëpi te Granada, pasi më duan shumë. Kam luajtur edhe në Santiago Bernabeu, kisha afër vetes lojtarë si Kros dhe po mendoja me vete: “Po luaj në FIFA këtu”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online